Site Meter
Home Shqip English

Diaspora pėrkrah BDSH

Diaspora e shqiptarëve të Maqedonisë i ka dhënë përkrahje të fuqishme BDSH-së dhe liderit të saj z. Bardhyl Mahmuti për idenë që shqiptarët të jenë të unifikuar rreth çështjes së emrit.

Diaspora shqiptare përkrah dhe mbështet fuqishëm nismën e BDSH- s dhe z. Bardhyl Mahumit në apelin që drejton medieve, partive tjera politike, si dhe intelektualëve të pavarur për unifikimin e qëndrimeve rreth emrit të shtetit të Maqedonisë si dhe të gjitha organizimeve tjera të mundshme në atë shtet.

“Diaspora shqiptare konsideron se llafet janë shterur, tani kërkohet punë konkrete. Nuk mund të tolerohen edhe më tutje diskriminimi që bën pala sllavo folëse karshi shqiptarëve, Ato gjithnjë e më tepër janë duke e treguar fobinë e tyre kundrejt shqiptarëve duke përdorur mekanizmin e votimit si metodë "demokratike" për të sjellë ligje të cilat kanë të bëjnë ekskluzivisht në favor të tyre, siç ishte ligji për gratë maqedonase dhe stimulimin për të lindur te këto gra, siç ishte ligji për rregulloren e parlamentit, ligji për gjuhët, siç ishte ndarja e bursave për nxënësit dhe studentët, si dhe një sërë aktivitetesh tjera ku shqiptarët nuk përfillen fare! Nuk mund të tolerohen aksionet spektakulare që ndërmerr policia dhe njësiti i saj ALFA në vendbanimet shqiptare duke tmerruar fëmijë e gra dhe duke burgosur ish ushtarët e UÇK-s me pretekste të çuditshme! Partia shqiptare në pushtet BDI duhet të këndellet dhe rishikon qëndrimin e saj të mëtutjeshëm në këtë qever”, deklaroi përfaqëuesi i diasporës shqiptare nga Maqedonia, Alisetar Ramadani.

Sipas tij, në këtë drejtim, BDSH dhe lideri i saj z. Bardhyl Mahmuti ishin syçelë dhe gjithmonë kanë qenë të parët që kanë reaguar kur këto padrejtësi ju bëheshin shqiptarëve, kur këto padrejtësi punoheshin prapa shpinës së shqiptarëve.

“BDSH dhe lideri i saj z. Bardhyl Mahmuti ka njoftuar organizmat ndërkombëtare se kështu nuk mund të vazhdohet duke argumentuar me fakte reagimet e saja, prandaj diaspora ka përkrahur dhe përkrah fuqishëm nismën e BDSH-s dhe liderit të saj z. Bardhyl Mahmuti lidhur me emrin dhe gjithashtu apelon te të gjithë që të kyçen në tryezën e mundshme që të harmonizojnë qëndrimet. Njëkohësisht përshëndesim përkrahjen e BDK-s dhe liderit të saj z. Hysni Shaqiri që bën kundrejt BDSH-s lidhur me emrin si dhe kërkesën që të gjitha subjektet tjera të ulen rreth një tryeze të rrumbullakët për harmonizimin e qëndrimeve”, deklaroi Ramadani.

Shpėrndaj
Krizat Shqiptare nė Ballkan - ALSAT 17.05.2010
Zgjidhja e statusit te UCK-se
Stop terrorit ne Maqedoni
Ne vend te telegramit
Komunikate - Apel
Interviste ekskluzive INA
 
Rr. V Milladinovi Nr. 161/1200 Tetove, Maqedoni
Tel: + 389 44 346 177 E-mail: info@bdsh.eu
artbeka
 
artbeka
Shqip English Makedonska artbeka