 Bashkimi Demokratik Kombëtar përkrah idenë e BDSH-së Bashkimi Demokratik Kombëtar, si subjekt politik, përkrahë idenë e lideri të Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), Bardhyl Mahmuti për organizimin e një tryeze për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha subjekteve shqiptare në Maqedoië, rreth çështjes së emrit. "Apeli i BDSH-së, për organizimin e një tryeze për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, rreth emrit të shtetit, jo vetëm që është i pranueshëm, por paraqet edhe një nevoj të domosdoshme, kur kemi parasyshë pozitën diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni, jo vetëm kur është në pyetje emri i shtetit, por edhe statusi juridiko kushtetues, i shqiptarëve në këtë shtet”, theksoi lideri i BDSH Hysni Shaqiri. Ne e mbështesim këtë nismë, tha Shaqiri duke pasur për bazë pikërisht përcaktimet e BDK-së, për ndryshimin e rregullimit të brendëshëm të shtetit, si një shtet binacional, shqiptaro-maqedonas, bazuar në iden e federalizimit. “Njëherit, këtë apel të BDSH-së, për tu ulur në një tryezë të përbashkët, të gjith subjektet politike shqiptare, duhet shfritëzuar për ndërtimin e një strategjie të përbashkët kombëtare, e cila do të mbështetej në një platformë politike, që do të obligonte të gjitha partit shqiptare dhe shoqërin civile, që të sillen me përgjegjshmëri, kur janë në pyetje interesat madhore kombëtare”, theksoi Shaqiri.
Shpėrndaj
|