Home Shqip English

Respond

Politika e fshehjes së gjurmëve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë apo indirekte me shqiptarët është politikë dominante në institucionet shtetërore të Maqedonisë. Shkatërrimet e monumenteve të shqiptarëve, gërmimet arkeologjike dhe projektet për ndërtimin e monumenteve të reja janë në funksion të kësaj politike me tipare të etnocidit.


Strategjia e ”pyllëzimit të Maqedonisë me kryqe ortodokse”, si strategji në fuksion të interpretimit ideologjik të së tashmes, dëshmon se lufta për identitet në Maqedoni ka marrë tiparet e luftës mesjetare.

Vendimi i Qeverisë VMRO-PDSH për të ndërtuar një kishë ortodokse mbi vendin e shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë, është edhe një provokacion i rëndë në vazhdën e provokimeve të përditshme antishqipare në Maqedoni.


Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon fuqishëm këtë vendim që është në kundërshtim të plotë me frymën e tolerancës ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore. Ftojmë të gjitha forcat politke dhe organizatat jopartiake, të cilat nuk pajtohen me këtë vendim të qeverisë, që së bashku të hartojmë strategjinë e ndërkombëtarizimit të problemeve të kësaj natyre, si e vetmja rrugë për t’i imponuar qeverisë së Maqedonisë ndërprerjen e kësaj politike etnocidale.

 

Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Tetovë 29 Janar 2008
Actual
- ANNOUNCEMENT
- DOUBLE CRIME
- COMMUNIQUE
- RESPONSE TO MENDUH THAC
- RESPOND
 
St. B Miladinovi Nr. 161/1200 Tetovo, Macedonia
T + 389 44 346 177 E info@bdsh.eu
artbeka
 
artbeka


Shqip English Makedonska artbeka