 Të nderuarë anëtarë dhe simpatizantë të BDSH-së, Të nderuar demokratë, Politika e terrorit dhe dhunës që ushtrohet nga koalicioni qeveritar VMRO-PDSH ka marrë përmasat e një dhune të formave të ndryshme kundër mediave të pavarura. Kjo strategji synon ngulfatjen e fjalës së lire me qëllim që të gjunjëzohet lirinë në Maqedoni. Ftojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e BDSH-së që të gjejnë format e ndryshme të solidarizimit me gazetën “Lajmi” dhe me mediat e pavarura. Ftojmë të gjithë demokratët që nuk pajtohen me logjikën diktatoriale, pa marrë parasyshë përkatësinë partiake, të solidarizohen me gazetën “Lajmi” dhe mediat e pavarura. Lufta për liri dhe barazi, në cilën do fushë shoqërore qoftë, është ngushtësisht e lidhur me lirinë e fjalës! Të mos lejojmë ngulfatjen e fjalës së lirë, se vdes liria!
Në emër të Bashkimit Demokratik Shqiptar Me respekt të veçantë Bardhyl Mahmuti 25/01/2008 |