Home Shqip English

Response to Menduh Thac

Pas njohjes së Kosovës nga SHBA-ja dhe disa vende të Bashkimit Europian, nuk ka forcë në botë që mund të pengojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kështu u shpreh kryetari i BDSH-së Bardhyl Mahmuti. Sipas tij, kundër njohjes së Kosovës janë vetëm aletatët e vjetër të Serbisë.

"Koshtunica dhe mbeturinat e regjimit të vjetër të Millosheviqit u bën apel qarqeve pro serbe në botë që të pengojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtij apeli pozitivisht ju përgjigj, Rusia, Kina, Hugo Çavezi dhe Menduh Thaçi. Pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e demokracive perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë armiqtë  e shqiptarëve duhet ta dinë se nuk ka forcë në botë dhe regjion që mund të pengojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti.

Ai shtoi se do të dështojë çdo tentim për të penguar njohjen e Kosovës nga Maqedonia. Lideri i BDSH-së kritikoi qëndrimin e liderit të PDSH-së se Kosova do të njihet nga Shkupi zyrtar atëherë kur do të dëshirojë PDSH-ja.

"Pavarësia e Kosovës është në zemër të çdo shqiptari në Maqedoni dhe vulën që i dha pavarësisë së Kosovës dhe ish - lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi, këtë vulë nuk mund ta pengojë Menduh Thaçi. Menduh Thaçi do të dështojë në mënyrë të turpshme, siç dështoj në përpjekjet e tij për të vendosur  viza me Shqipërinë. Ashtu do të dështoj edhe me përpjekjet e tij për të zhagitur dhe penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës", theksoi Mahmtu.

 

Ndërkohë kryeministri Gruevski ka deklaruar se vendimi rreth pavarësisë së Kosovës do të merret në përputhje me interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë.

Actual
- ANNOUNCEMENT
- DOUBLE CRIME
- COMMUNIQUE
- RESPONSE TO MENDUH THAC
- RESPOND
 
St. B Miladinovi Nr. 161/1200 Tetovo, Macedonia
T + 389 44 346 177 E info@bdsh.eu
artbeka
 
artbeka


Shqip English Makedonska artbeka